28 Mars 2024

Posta e Kosovës lanson shërbimet financiare jobankare

Prishtinë, 24 prill - Posta e Kosovës, ka lansuar të enjten shërbimet financiare jobankare, nëpërmjet të cilave do të bëhen pagesa në të gjitha filialet e Postës së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në inaugurimin e shërbimeve financiare jobankare të Postës së Kosovës, ka deklaruar se suksesi i Postës së Kosovës, është suksesi i shtetit të Kosovës, është suksesi i institucioneve të Kosovës, është suksesi i Kosovës së re, është suksesi i Kosovës evropiane. 


"Shërbimet që ju tani e tutje do t’ia ofroni qytetarë vet ë vendit, janë shërbime moderne, që i kanë munguar vendit dhe qytetarëve tanë, janë shërbime evropiane, janë shërbime këto që ia lehtësojnë jetën qytetarit, t’ia lehtësojnë punën qytetarit dhe natyrisht është një shembull i mirë edhe në nivel të rajonit", ka theksuar ai.

Kurse kryeshefi i  Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se Posta e Kosovës, nuk do të ndalet duke nxjerrë produkte të reja që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, këto shërbime do të jenë për pagesa të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe pagesat e studentëve.
 

Hoxha, tha se lansimi i Shërbimit Financiar Jobankar është realizim i vizionit dhe qëllimit të Postës së Kosovës që të jetë gjithnjë në shërbim  të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes projekteve me standarde evropiane.

“Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e plotë nga kryeministri Hashim Thaçi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave si dhe  Banka Qendrore e Kosovës. Në emër të të gjithë punëtorëve të Postës së Kosovës, ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin në menaxhmentin dhe tërë stafin e ndërmarrjes sonë”, ka thënë Hoxha.

Në më shumë se 155 Zyra Postare, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të kryejnë pagesa për të gjitha llojet e faturave: për energji elektrike, ujë, mbeturina, pagesat e tatimeve dhe kontributeve për ATK-në, tatimin në pronë për të gjitha komunat,  dënimet në trafik, të gjitha pagesat e taksave gjyqësore, pagesat e regjistrimit të automjeteve, të gjitha pagesat e studentëve të Universiteteve Publike: semestri, provimet, konvikti, mensa, biblioteka, e të tjera.

“Me gjithë respektin për të gjitha institucionet financiare në Kosovë, më duhet të theksoj një fakt, se Posta e Kosovës ka një varg përparësish sa i përket ofrimit të shërbimit financiar”, ka thënë kryeshefi Hoxha.

Përveç rrjetit të zyrave në të gjitha komunat,  Zyrat Postare janë të hapura gjatë tërë javës deri në ora 21:00, që është një përparësi në krahasim me institucione tjera  financiare.

Provizioni për pagesa të faturave në Postë është më i ulët se në institucione tjera, ndërkaq, për fatura të energjisë elektrike dhe ujit nuk paguhet fare provizion.

Në inaugurimin e Shërbimit Financiar kanë marrë pjesë edhe Ministri Besim Beqaj, Zëvendësministri Gani Koci, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Postës, Halit Isufi, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)