20 Prill 2024

LDK: Kryeministri po mban peng artistët

Prishtinë, 24 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim për politikat shantazhuese të cilat kryeministri i vendit po i ushtron ndaj krijuesve në Kosovë.

"Duke i kërcënuar ata se mund t’u nënshtrohen konkurseve, ose duke kërkuar që konkurset tashmë të shpallura të mbesin të papërfunduara deri në prag të zgjedhjeve, ai po tenton që ta heshtë këtë kategori opinionkrijuesish dhe ta kushtëzojë votën e krijuesve për partinë e tij."

"I vetëdijshëm se artistët nuk i nënshterohen diktatit të nomenklaturave dhe se ata nuk funksionojnë sipas rregullave të një pjese të shoqërisë civile, të cilën ai po e manipulon vazhdimisht, ai ka zgjedhur mënyrën tjetër: atë të shantazhimit të hapur dhe të kërcënimit për shmangie nga të gjitha projektet të atyre të cilët, qoftë edhe hipotetikisht, vlerësohet se mund të votojnë për alternativë më cilësore qeverisëse. Për këtë synim, ai po e përdor trysninë politike mbi institucionet e kulturës", thekson LDK.

Më 18 prill, servisi i quajtur publik, RTK-ja e ka përmbyllur tenderin për veprat e producentëve të pavarur. Procedurat e prokurorimit mbi transparencën e hapjes së tenderit dhe publikimit të konkurrentëve nuk janë respektuar.

Sipas informative tona, janë mbi 50 projekte, nga programet për fëmije, serialet, dokumentarët e deri te emisionet e jashtme ne “Radio Kosovë”. Qeveria nuk po e lejon përzgjedhjen me synim të mbajtjes peng të artistëve,përmes kushtëzimit të projekteve të tyre me votën për PDK-në. 

Me 11 prill është mbyllur konkursi ne Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në të kanë aplikuar 59 skenaristë,  zhanresh të ndryshme: film i gjatë, film i shkurtër dhe atë dokumentar. QKK-ja mund t’i shpallë fituesit vetëm në fund të majit ose në fillim të qershorit, që përkon me kohën e zgjedhjeve nacionale.

Pasi ka zgjedhur drejtor politik të Teatrit Kombëtar, PDK-ja këto ditë po synon të hapë konkurs për 12 aktorë të cilët do të jenë pjesë e Ansamblit rezident të teatrit. Konkursi sipas informatave do të hapet në ditët e ardhshme, por përzgjedhja e aktorëve mund të bëhet po në maj ose në fillim të qershorit.

Së  shpejti edhe ansambli “Shota” mund të këtë konkurs, siç thuhet, për plotësim të ansamblit të këtij institucioni. Këto janë institucione të kulturës, siç e dime, i janë nënshtruar diktatit politik të PDK-së.

LDK-ja shpreh shqetësim për rritjen e vazhdueshme të presionit politik mbi institucionet e kulturës, i përcjellë tani edhe me shantazhin e votës. Institucioneve, por edhe artistëve u është pamundësuar që të vendosin lirshëm

Hashim Thaçi me këtë veprim elektoral ka bërë që të gjithë krijuesit pa përjashtim t’i vërë nën presionin e pritjes dhe të shpresës që të marrin projekte në RTK, në QKK ose se do të punësohen ne ansamblin “Shota” dhe në Teatrin Kombëtar.

Lidhja Demokratike e Kosovës si parti e vlerave dhe e traditës, fton qeverinë në largim që të ruajë substancën e institucioneve kulturore dhe që të mos provojë që përmes shantazheve t’ua mbyllë gojën artistëve.

Vetëm mendësitë totalitare duan ta mbysin opinionin punlik ende pa u krijuar ai. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që, në fund të mandatit të saj, të mos marrë vendime të cilat e prekin funksionimin e institucioneve të vendit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)