29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës, 9 për qind më pak të hyra se vitin e kaluar

Prishtinë, 24 prill - I dobët ishte vlerësuar raporti tremujor financiar për përudhën janar-mars 2013 i ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Por, ngecje pak më shumë në të hyra e investime kapitale, ka kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti për tre muaj qeverisjeje.

Komuna nën udhëheqjen e kryetarit Ahmeti në përudhën 1 janar - 31 mars ka shpenzuar gjithsejtë 8,019,473.75 euro në tërësi nga buxheti, të cilin e ka të miratuar në vlerë prej 63 milionë e 443 mijë euro, pa bartjen e mjeteve të vitit 2013.

Prej tyre 5 milionë e 587 mijë janë shpenzuar në paga dhe mëditje, 1 milion e 441 mijë euro në mallra dhe shërbime, 491 mijë euro në shërbime komunale, 56 mijë euro në subvencione dhe 442 mijë euro në projekte kapitale.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2013, Isa Mustafa kishte shpenzuar 8 milionë e 627 euro, që nga analistët ishte vlerësuar se në fund të vitit do të ketë teprica, ngase për investime kapitale ishin shpenzuar vetëm 732,027,00 euro, ose rreth 300 mijë euro më shumë.

Sipas raportit financiar, në tre mujorin e këtij viti ka rënie në të hyra për rreth 9 për qind, pra, për rreth 9 për qind më pak mblodhi para nga taksat në territorin e Komunës, kryetari Shpend Ahmeti, sesa ish-kryetari Isa Mustafa, raporton Tribuna.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)