19 Prill 2024

Fondit të privatizimit i shtohen mbi 4 milion euro

Prishtinë, 23 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 25 përmes metodës së likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që shin në dispozicion për shitje.

Për 62 Njësi sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar  gjithsej u pranuan 100 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4.707.403 €uro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

Ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes  zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë. 

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe
është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora  12:00.

Agjencia do të vazhdoj me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim dhe për shpalljen e tenderit të ardhshëm do ta
njoftoj me kohë opinionin publik.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë
territorin e vendit.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat-blerësit, gjithnjë përmesnjë procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)