25 Prill 2024

Kuvendi voton për themelimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 23 prill - Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas një debati të nxehtë me 89 vota pro, 22 kundër dhe 2 abstenime kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e pretenduara në Kosovë.

Sipas kryeministrit Thaçi, gjykata do të jetë nën juridiksionin e Kosovës dhe do t’i ketë dy seli, njërën në Kosovë, kurse tjetrën në një vend europian.
 
Subjektet politike që e përkrahën themelimin e Gjykatës Speciale ishin PDK, LDK, AAK, ARK, nderkaq Vetëvendosje nuk ka përkrahur këtë Gjykatë duke propozuar një rezolutë ku kërkohej që Kuvendi i Republikës së Kosovës të kërkojë refuzimin e çdo kërkese që pret nga Kosova pëlqimin për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë jashtë sistemit të brendshëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, rezolutë kjo e cila nuk hyri në rend dite.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka filluar seancën parlamentare në të cilën pritet votimi në pako i zgjatjes së mandatit të EULEX-it dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë themelimin e kësaj gjykate. Ai tha se refuzimi i themelimit të saj do të tregonte se po fshehim pretendimet e raportit të Dik Martit dhe do të ketë pasoja tjera për proceset e mëtejme të vendit.
 
Themelimi i një gjykate u konsiderua si padrejtësi për popullin e Kosovës edhe nga opozita. Megjithatë, shumica nga ta u shprehën pro themelimit të saj. Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se pavarësisht situatës kritike kuvendi duhet të votojë pro themelimit të gjykatës.
 
 Ndërsa, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje potencoi se që nga viti 1999 Serbisë është dashur që institucionet tona të përgatitin qindra mijëra padi për krimet që ajo ka bërë në Kosovë.
 
Edhe Ardian Gjini nga AAK-ja ka potencuar se sistemi i drejtësisë ka dështuar meqë ka ministra që janë të akuzuar për afera korruptive dhe asnjë prokuror vendor nuk ka ngritur aktakuzë ndaj askujt.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)