28 Mars 2024

LB kundër Gjykatës Speciale

Prishtinë, 23 prill - Sot në Kuvendin e Kosovës u votua për krijmin e një gjykate speciale për krimet e luftës, gjykatë që do të merret me krimet e supozuara që dalin nga raporti i Dik Martit i Këshillit të Evropës.

Deri më tani kompetencat për krimet e luftës në Kosovë i ka pasur bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, UNMIK-un si dhe deri më tani EULEX-in, andaj është e paqartë nevoja për një gjykatë tjetër ndërkombëtare që do të trajtojë krimet e luftës këtë radhë vetëm të shqiptarëve.

Edhe transparenca për krijimin e kësaj gjykate, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga institucionet e vendit ka munguar, duke u bërë e paqartë se çka do të ndiqet penalisht nga kjo gjykatë, për shkak se raporti i Dik Martit është shumë i gjerë.

Lëvizja pë Bashkim konsideron se vlerësimi i luftës në Kosovë asnjëherë nuk është bërë siç duhet nga bashkësia ndërkombëtare dhe faktikisht edhe sot nuk “dihet” kush ka qenë agresori e kush viktima në luftën e Kosovës. Si rrjedhëjë pason barazimi i luftës gjenocidale të Serbisë me luftën çlirimtare të shqiptarëve.

Lëvizja për Bashkim konsideron se ndjekja e krimeve të luftës të kryera në Kosovë është në dobi të të gjithë qyetetarëve të Kosovës.

Krijimi i një gjykate qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare, që do të ndiqte të gjitha krimet e luftës në Kosovë, duke filluar nga trajtimi i të gjitha krimeve të kryera nga Serbia do të mund të ishte në dobi të drejtësisë.

Por Lëvizja për Bashkim konsideron se krijimi i një gjykate të tillë vetëm për shqiptarët, tek shumica e popullsisë shkakton një ndjenje mosbesimi në drejtësinë ndërkombëtare, për shkak se shumica e krimeve serbe të kryera në Kosovë kanë mbetur të pandëshkuara.

Misioni i drejtësisë do të duhej të ishte ndreqja e padrejtësive që bën politika. Kjo gjykatë është në funksion të politikës dhe një padrejtësie në raport me dhjetëra mijëra viktima duke përfshirë edhe pjesën më të pafajshme të shoqërisë si pleq, gra e fëmijë. Drejtësia e pjesëshme është padrejtësi.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim, pikërisht pse është për drejtësi të plotë, sot votoi kundër kësaj qasjeje të padrejtë ndaj drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)