28 Mars 2024

Shqipëria e Kosova shpenzuan 2 miliardë euro për 137 kilometra rrugë

Prishtinë, 23 prill - Shqipëria dhe Kosova, dy nga vendet më të varfra në Europë, kanë paguar plot 2 miliardë euro për vetëm 137 kilometra të Rrugës së Kombit.

Sipas një investigimi të Balkan Insight ky shpenzim supergjigand, ka tharë arkat e shtetit dhe ka devijuar fondet nga projekte shumë të dëshiruara si shkolla, spitale, rrugë dytësore, etj.

Kontratat u nënshkruan me kompaninë amerikane, Bechtel, pavarësisht kundërshtimeve nga Banka Botërore dhe diplomatë të lartë të BE. Në rastin e Shqipërisë, kontrata fillestare ishte për të ndërtuar 61 kilometër rrugë për 418 milionë euro. Në fund, sipas një emaili të rrjedhur nga ish- Ministri i Financave, Ridvan Bode, ky aks ka kushtuar 950 milionë euro.

Historia është po kaq tragjike edhe në Kosovë, ku kostoja fillestare ishte 400 milionë euro dhe më pas u rrit në 838 milionë euro për 77 kilometra rrugë.

Sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, ambasadori amerikan i asaj kohe në Kosovë, Chris Dell, ndihmoi që të fitohet kjo kontratë. BIRN ka arritur të marrë edhe një intervistë nga një prej anëtarëve të komisionit të tenderit në Shqipëri, që vendosi t’i japë kontratën kompanisë Bechtel.

Niko Naska ishte i vetmi anëtar shqiptar në komisionin e tenderit, por ai dha dorëheqjen pas një dite, ndërsa kontratën e nënshkruan katër anëtarët e tjerë.

“Qeveria e asaj kohe më telefonoi një natë më parë dhe më thanë se isha zgjedhur nga Kryeministri Sali Berisha, që kishte thënë shumë gjëra të mira për mua. Por unë nuk dija asgjë për tenderin, si mund të bëhesha pjesë,” tha Naska.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)