20 Prill 2024

Fillon shpalosja e adresave zyrtare

Shtime, 23 prill - Agjencia Kadastrale e Kosovës, Qeveria Norvegjeze, Zyra e BE-së në Kosovë kanë ndihmuar në krijimin e një sistemi modern të adresave në Kosovë.

Komunat të cilat të parat kanë përfunduar me emrimin e rrugëve kanë përfituar edhe donacione për prodhimin e shenjave të emrave të rrugëve dhe të numrave të hyrjeve të objekteve.

Komuna e Shtimes, e para që ka kompletuar shenjat e adresave dhe e para që ka pajisur secilin qytetarë me adresë zyrtare, është përfituese e ndihmës financiare nga Qeveria Norvegjeze për vendosjen e shenjave me emrat e rrugëve dhe numrat e hyrjeve të objekteve.  

Me këtë rast sot në Shtime në mënyrë solemne do të bëhet përurimi dhe shpalosja e shenjave me emrat e rrugeve dhe numrat e objekteve.

Ky përurim do të mbahet sot në Sheshin “Ahmet Shtimja”, Komuna Shtime,me fillim prej orës 13:30.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)