28 Mars 2024

Kuvendi sot vendos për krijimin e Gjykates Speciale

Prishtinë, 23 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancen që do të mbaj sot do të diskutoj për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e një gjykate që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në një njoftim për media nga Kuvendi i Kosovës thuhet se në seanc do të bëhët shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.

Diplomatët perëndimorë i kanë bërë thirrje Parlamentit që të miratojë të sot themelimin e një gjykate të posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Thirrjet erdhen pas vendimit te qeverisë së Kosovës për miratimin e projektligjit për ratifikimin e letërkëmbimit ndërmjet presidentes  Atifete Jahjaga dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catheirne Ashton për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës që do të merret me trajtimin e pretendimeve të ngritura në raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty.

Gjykata, hollësitë e veprimit të së cilës ende nuk janë të qarta, do të veprojë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por pjesa më e madhe e punës së saj do të kryhet jashtë Kosovës, me gjasë në Holandë, ndërsa prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar. Kjo, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, do të ndihmojë mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pretendimet e zotit Marty po hetohen që nga viti 2011 nga një grup punues i kryesuar nga prokurori amerikan Clint Wlliamson, raporti i të cilit me të gjeturat pritet të bëhet publik në muajin qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)