20 Prill 2024

Tuneli i Euroazisë shkurton rrugën nga 100 në 15 minuta

Stamboll. 21 prill - Kanë filluar punimet për ndërtimin e tunelit të Euroazisë që do të lidhë për herë të dytë dy kontinentet nën Ngushticën e Bosforit.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në portin Hajdarpasha të Stambollit mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të projektit të tunelit të Euroazisë që do të kalon nën Ngushticën e Bosforit.

Kryeministri Erdoan bëri të ditur se me këtë tunel rruga mes zonave Kazllëçeshme-Goztepe të Stambollit nga 100 minuta do të ulet në 15 minuta.

Erdoan deklaroi se tuneli i Euroazisë, që do të mundësoj kalimin e makinave nën Ngushticën e Bosforit, është një projekt që do të rrit edhe reputacionin e Turqisë në nivel global.

Në gërmimin e këtij tuneli do të përdoret makina e posaçme për gërmimin e tuneleve e projektuar enkas për këtë projekt.

Makina e quajtur TBM që ka një lartësi të një ndërtese 4 katëshe dhe gjatësi prej 120 metrash, brenda ditës do të gërmoj afërsisht 10 metra.

Makina gjigante do të bëjë gërmime në relacion prej portit të Hajdarpashasë në drejtim të Xhankurtaranit në një thellësi 106 metra nën Ngushticën e Bosforit.

Tuneli, i cili do të ketë një kapacitet 120 makina në ditë, do të ndërtohet në dy kate njëra vajtje e tjetra ardhje, ndërsa bëhet e ditur se këmbësorët dhe makinat e rënda nuk do të mund të kalojnë nëpër këtë tunel.

Pritet që projekti që ka një kosto prej 1 miliardë e 245 milionë dollarëve të përfundoj vitin e ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)