18 Prill 2024

Arifaj i bashkohet kryeministrit Thaçi

Prishtinë, 20 prill -  Analisti politik Ardian Arifaj nga sot i është bashkuar ekipit të kryeministrit Hashim Thaçi. Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjetit social “Facebook” vetë kryeministri Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ekipit të tij i është bashkuar një ekspert i cili tash e shumë vite ka dhënë kontribut në media dhe në OJQ.

“Sot gëzohem që finalizuam një prurje të re në qeverinë e tashme dhe të ardhshme të Kosovës, një ekspert i cili tash e shumë vite ka dhënë kontribut në media, në OJQ, por ka punuar edhe në mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtarë gjatë dekadës së fundit, përfshirë UNMIK dhe ICO”, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar Arifajn që ka zgjedhur të kontribuoj në ekipin e tij për mandatin e ri qeverisës.

“E falënderoj Ardianin për besimin që ma ka dhënë mua personalisht, partisë sime dhe ekipit tim për fazën e ardhshme zhvillimore dhe mandatin e ardhshëm. Unë e quaj një mision i ri ky, mision për krijim të vendeve të reja të punës dhe integrim të plotë në BE dhe NATO, dhe njohuritë e Ardianit në këto fusha do të ndihmojnë shumë punën tonë të përbashkët. Ekipi im është ekip i gjerë i ekspertëve nga të gjitha fushat dhe besimi që ma kanë dhënë, është shtytje për fitore”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq Ardian Arifaj, ka deklaruar se Kosova sot ka nevojë për një bashkëpunim të të gjithëve që vendi ynë të shpejtojë rrugëtimin drejt BE-së.

“Jam i kënaqur që ka pasur një seri konstruktive të bisedave me Kryeministrin Thaçi dhe ekipin e tij dhe se më është ofruar mundësia që të vazhdoj të kontribuoj për Kosovën, por tani nga një pozitë tjetër. Biseda jonë ishte e sinqertë dhe e fokusuar në punën e përbashkët\", ka theksuar ai.

Sipas tij Kosova sot ka nevojë për një bashkëpunim të të gjithëve që vendi ynë të shpejtojë rrugëtimin drejt BE-së, sidomos tani kur duhet të punohet në MSA-në dhe kur Kosova është dëshmuar si partner i denjë dhe konstruktiv i Brukselit dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi.

\"Me kënaqësi e pranoj këtë sfidë të re që të jem pjesë e ekipit që do të ndërmarrë misionin e ri politik të Kosovës të orientuar drejt zhvillimit të hovshëm ekonomik e shoqëror”, ka thënë Arifaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)