25 Prill 2024

Gjakova do të ketë akademi për avacion

Gjakovë, 18 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi sot Aeroportin e Gjakovës, vizitë kjo e para pas kalimit të kompetencave të këtij aeroporti tek Qeveria e Republikës së Kosovës.

I shoqëruar nga ministrat Besim Beqaj, Bernard Nikaj, nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj dhe zëvendësdrejtori Kreshnik Gashi, Kryeministri Hashim Thaçi e përshkoi këmbë gjithë hapësirën e aeroportit dhe me këtë rast vizitoi kullën e kontrollit ajror, hangarin dhe pistën e aeroportit, duke u njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë për operim që ofron Aeroporti i Gjakovës.

Në hyrje të adresimit të tij para mediave, pas vizitës, Kryeministri Thaçi theksoi se pas prezentimit të projekteve për Gjakovën, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimet për Zonën e Lirë Ekonomike në Gjakovë, si dhe tani po punojmë seriozisht për riaktivizimin e plotë të Aeroportit të Gjakovës, një projekt ky, siç e cilësoi kryeministri, shumë i rëndësishëm për Kosovën.


Pasi ka rikujtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës para pak muajsh e ka marrë në pronësi këtë aeroport nga Qeveria italiane, Kryeministri Thaçi ka bërë të ditur angazhimin konkret të Qeverisë për këtë aset të rëndësishëm për vendin:

“E konfirmoj sot para jush, se kemi një përkushtim serioz, të një shteti evropian, për hapjen e një akademie të rëndësishme të fluturimit, që do të fillojë të operojë këtu në Aeroportin e Gjakovës. Një akademi e tillë e fluturimit do të jetë më e madhja e këtij lloji dhe me cilësorja në rajonin  tonë, pra në Ballkan. Këtu do të kenë mundësi të trajnohen njerëz nga Kosova, por edhe nga rajonin dhe më gjerë. Ky projekt fillimisht do të ketë një mundësi për hapjen e 100 vendeve të reja të punës dhe pastaj gradualisht do të punohet edhe më tepër në këtë sektor” – theksoi z.Thaçi.

 Më tej, Kryeministri Thaçi tha së gjatë vizitës në Aeroportin e Gjakovës ka takuar njerëz të aviacionit, njerëz entuziastë, që ëndërrojnë të jenë edhe pilotë në të ardhmen.

“Unë kam besim të plotë se ky aeroport do të jetë shembull edhe për Kosovën, edhe për rajonin. Do të jetë edhe një ndihmesë e madhe edhe për Gjakovën, për gjithë rajonin e Dukagjinit, por edhe më gjerë” – potencoi kryeministri Thaçi.

 Gjatë deklarimit para mediave në njërën nga hapësirat e brendshme të Aeroportit të Gjakovës, Kryeministri Thaçi ka falënderuar kryetaren e Komunës së Gjakovës, znj.Kusari-Lila për bashkëpunimin.

“Do të punojmë bashkërisht si Qeveri e Kosovës me autoritetet komunale, me mbështetjen e plotë edhe të miqve ndërkombëtar që të finalizojmë dhe të realizojmë këtë projekt të rëndësishëm” – tha Kryeministri.

“Gjakova ka traditë, mundësi, potenciale dhe ky potencial duhet të vihet në jetë, duhet të punojmë bashkërisht, në mënyrë që të lëvizim përpara. Jam optimist se kjo do të ndodhë” – u shpreh Kryeministri Thaçi 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)