18 Prill 2024

Mujota, përuroi nënkalimin në Zhur

Prizren, 18 prill - Ministri i Infrasdtrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,bënë, të premten ka bërë përurimin e  nënkalimit në rrugën magjistrale Zhur-Morinë, në pjesën e Zhurit të Ri.

Ministri Fehmi Mujota, ka theksuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për banorët e këtij fshati, në veçanti fëmijët, të cilët për çdo ditë kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

“Ky projekt është ndërtuar në saje të financimit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila për këtë qëllim ka dhënë mbi 120.000 mijë euro”, ka theksuar ai. Ministri Mujota me bashkëpunëtorë vazhdoi vizitën në këtë rajon, me ç’rast vizitoi punët në realizimin e projektit të rrugës në fshatin Jabllanicë, me gjatësi prej 3,3 kilometrash, i cili ka vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.

Në Jabllanicë Mujota u prit nga deputetët serbë të kësaj komune, të cilët falënderuan ministrin për interesimin dhe për financimin e projekteve rrugore në këtë rajon. Gjatë kësaj vizitë ministri I Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi edhe realizimin e projekteve qe lidhin komunën e Prizrenit dhe Dragashit .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)