28 Mars 2024

Kosova synon anëtarësimin në Organizatën e Partneriteti për Qeverisje të Hapur

Prishtinë 18 prill - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, sot ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale: Rruga drejt anëtarësimit në Partneritetin për Qeverisje të Hapur, që është organizuar nga Lëvizja Fol.

Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së hapur, teknologjisë dhe llogaridhënies, në kuadër të përpjekjeve të saj për të rritur transparencën, Qeveria synon anëtarësimin në Organizatën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, respektivisht për transparencë, shpresojmë, që anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë që promovon transparencën, të mos komplikohet me “arsyetime dhe justifikime politike”, por, të vlerësohet nga parimet që përfaqëson kjo Organizatë, ka thënë  ministrja Çitaku.

Ministrja Çitaku shtoi mw tutje se “Së pari, është e nevojshme për të siguruar që Qeveria të hapë të dhënat në kohën e duhur, se të dhënat të jenë të kualitetit të lartë, dhe të jenë me të  vërtetë të hapura.  Së dyti, kjo do të thotë se çdokush është në gjendje t’i përdor, ripërdor dhe rishpërndajë.  Hapja e të dhënave, sidomos të nivelit të lartë, të tilla si buxheti kombëtar, nuk është në vetvete e mjaftueshme, por, të dhënat duhet të paraqiten në atë mënyrë që të jenë sa më kuptimplotë për publikun”

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit të biznesit, grupe tjera të interesit ka hartuar: Planin Nacional të Veprimit 2014-2016  dhe është përcaktuar për t`i adresuar 4 nga 5 sfidat kryesore të PQH si: Përmirësimin e Shërbimeve Publike;  rritjen e integritetit publik,  menaxhimin më efektiv të burimeve publike; dhe rritjen e llogaridhënies së korporatave.

Qëllimi i hapjes së Qeverisë, në esencë ka kuptim më të gjerë, duke filluar nga transparenca, llogaridhënia, partneriteti dhe bashkëpunimi në vendimmarrje.

Me fuqizimin e transparencës në formë të drejtpërdrejt kemi edhe rritjen e llogaridhënies, sepse çdo veprim apo shpenzim i parasë publike, do të jetë në dispozicion për publikun.

Pra, në këtë formë kemi ngritje të vetëdijes institucionale për një Qeveri më të hapur, më bashkëpunuese, partnere dhe më transparente”ka thënë ministrja Çitaku.

Në fund ministrja Çitaku ka falënderuar  të gjithë akterët relevant që kanë kontribuar në hartimin e Planit Nacional të Veprimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)