18 Prill 2024

Operacioni i Policisë së EULEX-it në komunën e Mitrovicës veriore

Mitrovicë, 17 prill - Misioni i ka parasysh deklaratat e bëra dje nga kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga pjesa veriore e Kosovës.

Misioni nuk pajtohet me qëndrimin e tyre se arrestimi i një të dyshuari me urdhër të prokurorit është rrëmbim, veçanërisht kur i dyshuari është bashkëpunues ashtu që janë nevojitur vetëm 3 policë për kryerjen e arrestimit të tij duke mos pasur nevojë që t’ia vendosin prangat fare. Siç e kemi sqaruar më përpara, në fushën e sundimit të ligjit, askush përveç zyrtareve për zbatim ligji të caktuar ligjërisht, apo prokurorët ose gjykatësit, nuk mund nuk mund të pretendoj ta ketë të drejtën e autorizimit ose jo të zbatimit të drejtësisë.

Sido që të jetë, Misioni, siç edhe ka deklaruar tashmë, e mirëpret çdo qasje konstruktive ndaj zbatimit të sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës dhe për sigurinë e përditshme të popullatës. EULEX-i është i gatshëm që, bashkë me Policinë e Kosovës, të kontribuojnë për zbatimin e sigurisë në fushat të cilat kryetarët e komunave do t’i përcaktojnë si më themeloret në mënyrë legjitime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)