16 Prill 2024

STIKK mban kuvendin e saj të gjashtë

Prishtinë, 17 prill - Sot në ambientet e Qendrës Inovative të Kosovës, u hap Kuvendi i gjashtë me radhë i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës- STIKK.

Anëtarëve të STIKK iu drejtua Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj,i cili e përgëzoi   Shoqatën për punën e bërë gjatë këtyre gjashtë viteve dhe e cilësoi STIKK-un si ”Shoqata më llogaridhënëse sa i përket qeverisjes së mirë ne krahasim me shoqatat tjera”.

Ai cilësoi se ky sektor është përcaktuar si sektor prioritar i qeverisë dhe theksoi se: “edhe pse janë bërë disa lehtësime për sektorin në veçanti në politika fiskale, përpjekjet e Ministrisë do të  vazhdojnë në krijimin e ambientit më të favorshëm duke thënë se ai personalisht do të jetë avokat i këtyre lehtësimeve. 

Audiencës iu drejtua edhe përkrahësi i devotshëm i sektorit të TIK në Kosovë ambasadori Norvegjez z. Jan Braathu.

“Industria e TIK të Kosovës ka arritur një zhvillim dhe rritje të mahnitshme brenda gjashtë viteve të fundit. Që nga  fillimi i vitit 2008, Shoqata ka qenë pjesë integrale e këtij zhvillimi."

"Kam guximin të them se sektori i TIK të Kosovës është një ndër sektorët më të organizuar në Kosovë, madje edhe ne rajon- duke iu falënderuar STIKK”  theksoi ambasadori që në fillim të fjalimit të tij.

Ambasadori gjithashtu theksoi  vështirësitë me të cilat sektori po ballafaqohet duke vënë theksin në dy më të rëndësishmet : edukimin dhe politikat qeveritare për ambientin e përgjithshëm biznesor. 

Ai gjithashtu  tha se Qeveria Norvegjeze ka qenë përkrahëse e sektorit të TIK në Kosovë vite me radhë dhe se do të vazhdojë në këtë drejtim, megjithatë krahas kësaj duhet të kuptohet se suksesi përfundimtar do të varet nga vetë palët e interesit në Kosovë.

Ilir Rexha nga GIZ gjithashtu e përgëzoi Shoqatën për punën e saj të deritanishme dhe theksoi se tashmë është themeluar një bashkëpunim i mirëfilltë Gjermano- Kosovar në këtë sektor, dhe se GIZ do të vazhdojë përkrahjen për STIKK dhe promovimin e sektorit në tregjet e jashtme. 

Më pas Dardan Vokshi, Nën- Kryetar i Bordit të STIKK prezantoi punën e Bordit dhe aktivitetet ndërkombëtare të shoqatës. Ndërsa, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK znj.Vjollca Çavolli prezantoi punën një vjeçare të Shoqatës.


Kuvendi vazhdon punimet e saj edhe sot pasdite.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)