19 Prill 2024

PDK e para, LDK e dyta

Prishtinë, 17 prill - Sondazhi i muajit mars, ka nxjerrë PDK-në me 28.3, LDK-në me 24.1, VV-në me 13.7 , AAK-në me 12.8 dhe AKR-në me 5.1%. Për Nismën, janë deklaruar se do të votojnë 2.1 për qind e respondentëve derisa për Partinë e Drejtësisë 1.2.
 
Kandidati i PDK-së për kryeministër Hashim Thaçi, po ia sheh hairin angazhimit me fushatë intensive dhe krejt ndryshe nga fushatat e deritanishme në Kosovë.

Sipas një sondazhi të cilin e ka parë gazeta Tribuna, PDK është rikthyer në epërsi në raport me LDK-në.

E njëjta organizatë që e ka bërë këtë sondazh të muajit mars, në një veprim të ngjashëm në muajin janar pati nxjerr LDK-në si parti të parë. Por, sondazhi i atëhershëm i publikuar në disa media duket, se i ka dhënë “rehati’ të tepruar Isa Mustafës.

Ka qenë kryeministri aktual Hashim Thaçi ai që ka “ndezur motorët” dhe për dy muaj nuk ka lënë ditë pa bërë tre katër veprime të zakonshme vetëm në kohë fushate, raporton Tribuna, transmeton Telegrafi.

Sondazhi i muajit mars, ka nxjerrë PDK-në me 28.3, LDK-në me 24.1, VV-në me 13.7 , AAK-në me 12.8 dhe AKR-në me 5.1%. Për Nismën, janë deklaruar se do të votojnë 2.1 për qind e respondentëve derisa për Partinë e Drejtësisë 1.2.

12 për qind e respondentëve kanë thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë dhe për kë, derisa është vërejtur një përqindje e madhe e respondentëve që ndonëse në përgjigjen e parë kanë dhënë preferencën e tyre, kur janë pyetur nëse do të donin një ofertë edhe më të mirë politike, kanë reaguar pozitivisht.

Kjo dhe numri i madh i të pavendosurve, janë elementët që tregojnë se gara e sivjetme do të jetë interesante dhe se subjekti që do të arrijë të ofrojë sa më shumë alternativë të re, e ka të garantuar suksesin. 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)