20 Prill 2024

Vendimi për Tribunalin dhe EULEX-in para zgjedhjeve

Prishtinë, 17 prill - Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Tracey Ann Jacobson gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me liderët e partive më të mëdha në vend, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ambasadorja Jacobson sipas burimeve të gazetës Tribuna ishte e interesuar të dëgjonte nga liderët vendorë opinionet e tyre nëse janë të gatshëm ta nxjerrin në Kuvend për miratim rreth javës së fundit të prillit themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Lidhur me këtë temë liderët vendorë kishin shprehur rezervat e tyre dhe i kishin dhënë mesazhin se ndoshta mund t’u nevojitet edhe pak kohë që të punojnë me partitë e tyre politike në Kuvend në përpjekje të sigurimit të 80 votave të domosdoshme për themelimin e kësaj Gjykate.

Gjatë këtij takimi udhëheqësit e Kosovës kanë marrë edhe një mesazh nga faktori ndërkombëtar se zgjedhjet parlamentare, mund të shpallen vetëm pasi që institucionet e vendit gjatë këtij mandati të marrin vendim për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Në këtë kuadër hyn edhe vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.  


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)