20 Prill 2024

Ministrit Çeku sot i dorëzohet medalja “Ylli i Gjeneralit”

Prishtinë, 17 prill - Presidenti i grupit Klik Ekspo Group, nga Republika e Shqipërisë, Luan Muametaj do t’ia dorëzoj medaljen “Ylli i Gjeneralit”, ministrit të FSK-së Agim Çeku, në ambientet e Amfiteatrit të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Medalja “Ylli i Gjeneralit” është mirënjohje e cila ndahet nga grupi Klik Ekspo Group në Republikën e Shqipërisë për ushtarakët që mbajnë gradën e Gjeneralit dhe që kanë kontribute të veçanta në luftë dhe në paqe për lirinë e popujve dhe dinjitetin njerëzor.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë: ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së.

Kurse mysafir nga Shqipëria do të jenë: Presidenti i grupit Klik Ekspo Group, Luan Muametaj, Elena agulli e bija e shkrimtarit Drtëro Agolli, Gjeneral brigade Agim Lala, Gjeneral brigade, Zija Bahja, Gjeneral brigade,  Vladimir Qirijazi, Dr. Luan Nikollari, Dr. Din Selimaj, Ormira Lulani, si dhe përfaqësues të medieve të Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)