16 Prill 2024

Përmbysja e anijes koreanojugor, 8 viktima dhe 288 të humbur

Seul, 17 prill - Zhytësit në Korenë e Jugut rifilluan kërkimet sot për 290 persona, pjesa më e madhe adoleshentë, që figurojnë të zhdukur prej 24 orësh, pasi një traget me të cilin ata po udhëtonin u fundos pranë një ishulli në brigjet jugore të vendit.

Nga hetimet paraprake të policisë detare jugkoreane del se gjatë lundrimit trageti ndryshoi kursin me shpejtësi të madhe dhe kjo lëvizje e anijes me 180 automjete dhe 1157 tonë mallra në bord shkaktoi animin dhe më pas mbytjen.

Ende vazhdojnë hetimet ndërkohë që Departamenti Qendror i Përballimit të Fatkeqësive të Koresë së Jugut konfirmon deri tani 8 viktima, 179 të mbijetuar dhe 290 të humbur.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet përnjëherësh, pasi të fillojnë kërkimet brenda tragetit të zhytur në thellësi 32 metra. Zyrtarët njoftojnë se ujërat me temperaturë 12 gradë celcius, mund të shkaktojnë vdekje brenda disa orësh nga ulja e temperaturës së trupit.

Dhjetra helikopterë dhe anije, përfshirë një anije amfibe e marinës amerikane, janë përfshirë në një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi.

Anija "Sewol" koreanojugor me 475 pasagjerë në bord u mbyt të mërkurën paradite në Jug-perëndim të Koresë së Jugut.

Anija ishte nisur nga qyteti port Incheon të martën në mbrëmje dhe destinacioni i saj ishte ishulli turistik Jeju dhe shumica e pasagjerëve ishin nxënës të shkollave të mesme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)