18 Prill 2024

Demaçi: Gjykata e posaçme, në të mirë të askujt

Prishtinë, 17 prill - Në Kosovë diplomatët perëndimorë po diskutojnë më përfaqësuesit politikë rrugën e krijimit të një gjykate të posaçme për trajtimin e pretendimeve të ngritura në një raport të Këshillit të Evropës për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çështja pritet të hidhet për miratim në Parlament javën që vjen. Veprimtari i njohur shqiptar Adem Demaci, i cili gjatë luftës ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cilëson të dëmshme këtë gjykate.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se themelimi i saj nuk është as në interesin e aleatëve perëndimorë.

\"Sa vjet qëndroi këtu EULEX-i me krejt të drejtat e veta më burgosë kë të dojë, më dënua këtë të dojë. Nuk i mjaftuan kaq vjet të hapë hetime për kë ka dashur për kë ka pasur. Krejt kësaj nuk po i vjen era bash mirë. Mua po më duket se miqtë tanë, siç po u them këtyre të Evropës, Evropa nëna jonë e madhe dhe miqtë tanë tradicional amerikan, nuk po e kuptojnë këtë popullin tonë.\"

\"Nuk po kuptojnë që kjo po krijon tek populli ynë do farë sikletesh që ata prej zyrave të tyre nuk munden me i pa e as me i dëgjue. Pati mjaft kohë për me hapë hetimet. A nuk po u mjaftojnë hala ato fjalët e Dick Martyt që i u folën në KE, është një çudi e madhe, nga i erdhën atij ato informata.\"

\"Ato informata i ka dhe i vijnë prej Serbisë. Hala po na shkarravitë bota dhe po don të na shkarravisë ende. Nuk po them që në atë luftë nuk ka pasur mundësi më u bë krime individuale, por gjeneralisht, duke filluar prej meje, prej zyrës, prej bisedave të mia që i kam pasur në Shtab, me krejt këta komandantët, të gjithëve u kam thënë dhe të gjithë e kanë pranuar: që duhet t’u përmbahemi rregullave të Gjenevës dhe të mos bëjmë ne krime. Nëse bëjnë ata krime, ata mbesin fajtorë dhe në nuk guxojmë të hyjmë në të njëjtën lojë sikurse bëjnë ata\", ka thënë Demaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)