25 Prill 2024

Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtare

Kukës, 16 prill - Është themeluar Dhoma Kombëtare e Tregtare nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Biznes Albania, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Kosovës Hashim Thaqi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga Kosova Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Kryeministri shqiptar i dha  mbshtetje të madhe krijimit të kësaj dhome, duke ofruar mbështetje të madhe edhe në të ardhmen. 

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, Luan Bregasi, president i Biznes Albania dhe themeluesit tjerë.  

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky akt mirëkuptimi për themelimin e  Dhomës Kombëtare e Tregtare Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës do të fuqizoi edhe më shumë bizneset shqiptare në të gjitha trevat.

“Kjo bëhet duke u nisur nga fakti se ekonomia kombëtare, është potencial i madh i pa shfrytëzuar nga sipërmarrësit shqiptar”, tha Shahini.  Ai tregoi se kjo është mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama dhe kryeministri  i  Kosovës Hashim Thaçi.

Agim Shahini, shtoi se morrën vendim për themelimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare si një bashkësi unike të interesit të përbashkët të përfaqsusëve të bizneseve kombëtare Shqipëri-Kosove-Maqedoni-Mal të Zi-Lugina e Preshevës.

“ Me këtë të dy qeveritë zotohen se do ti mbështesin me prioritet iniciativat e përbashkëta  si partner institucional në krijimin e një klime me miqësore për biznes”, tha Shahini.

Luan Bregasi, president i Biznes Albania, tha se me ketë akt themelimi qëllimi i secilës është rritja e bashkëpunimit të bizneseve shqiptare si fuqi e re konsumuese dhe prodhuese, të bashkojnë qëllimet e përbashkëta dhe kapitalin si një treg i fuqishëm i se ardhmes ballkanike.

Institucionet nënshkrues të këtij këshilli themelues, do ti kenë fillimisht 11 antarë që do të punojnë në komisione për ti dhënë formë juridike statutit dhe qëllimit të kësaj iniciative të përbashkët për themelimin dhe jetësimin deri ne kuvendin e përgjithshëm për zgjedhjen e organeve udheheqese.

Kuvendi duhet të mblidhet po sa të pregaditën statuti dhe detyrat e dalura  nga komisionet e përbashkëta brenda 90 ditësh nga dita e nënshkrimit.

Shqipëria  dhe Kosova do të përfaqësohen nga katër anëtarë themelues, Maqedonia, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës do të përfaqësohen nga një përfaqësues neëkëshillin themelues të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Dhoma Ekonomike Kombëtare, do të jetë e hapur për të gjithë sipërmarrësit dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare duke u bërë zë i fuqishëm i ekonomisë  kombëtare dhe zhvillimit të saj. 

Këshilli iniciues për themelimin Dhomës Ekonomike Kombëtare, përbehet nga

Agim Shahini President i Aleanca Kosovare të Bizneseve, biznesmenët Ramiz Kelmendi, Shkëlqim Devolli e Ahmet Kuqi nga Kosova.  Luan Bregasi President i Biznes Albania, biznesmenët Vilma Noshi, Avni Ponari e Lavdush Petroshati nga Shqipëria. Ndërsa nga Kosova  Po ashtu  nga Maqedonia, do të jetë Ilir Selmani, nga Mali i Zi  Nazif Cungu dhe nga Lugina e Preshevës Ragmi Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)