25 Prill 2024

Thaçi: Lufta jonë ishte e drejtë dhe çlirimtare

Kukës, 16 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se lufta jonë ishte e drejtë, çlirimtare dhe legjitime dhe askush nuk do mund ta njollosë.

Kryeministri Thaçi në konferencën \"Nga eksodi ne partneritet strategjik\", me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Eksodit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, që u mbajt në shtëpinë e kulturës në Kukës, ka theksuar se “Sot kombi shqiptar gjendet jo vetëm më i bashkuar, por shumë më i sigurt dhe ato momente të vështira nuk mund të ripërsëriten. 

\"Ne krenohemi me faktin që Republika e Shqipërisë pak ditë më parë festoi pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe, shpresojmë që shumë shpejt të marrë statusin e merituar të vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.  Po ashtu, Kosova sapo ka filluar ndërtimin e Forcave të Armatosura, ka fituar statusin e vëzhguesit në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe është e vendosur për të ndërmarrë me shpejtësi reformat e duhura për të arritur standardet e nevojitura për tu bërë pjesë e aleancës atlantike”\", ka pohuar ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të mbërritur në pikën kufitare në Morinë, u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.  Me këtë rast, dy kryeministrat panë nga afër punimet qe janë duke u kryer në rikonstruktimin e ndërtesës së kësaj pike doganore.

Me te mbërritur ne Kukës, per nder te vizitës se Kryeministrit Thaçi është organizuar pritje ceremoniale nga Garda Kombëtare e Shqipërisë

Të dy delegacionet filluan rrugën për në Pallatin e Kulturës së qytetit të Kukësit, në të cilën përveç dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, morën pjesë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar të të dyja vendeve.

Para fillimit të konferencës të dy kryeministrat zhvilluan një takim të shkurtër.

\"Ky është një moment i rëndësishëm edhe për të bërë një reflektim mbi arritjet e Kosovës në këto 15 vite pas eksodit. Ne ia dolëm të fitonim lirinë, fal gjakut të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  rezistencës së të gjithë qytetarëve  të vendit, mundimit dhe durimit të popullit tonë si dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimor\", ka theksuar ai.

\"Prandaj edhe sot, edhe njëherë një falënderim i veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-n\", ka pohuar a.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)