26 Prill 2024

Jahjaga: USAID një mik i qytetarëve të Kosovës

Gjakovë, 16 prill -  Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në ceremoninë e shënimit të 15-vjetorit të themelimit të Misionit të USAID në Kosovë, ka deklaruar se pesëmbëdhjetë  vite  më  parë,  përfundoi  një  ndër  luftërat  më  të  përgjakshme  që  kishte  parë  Evropa  e  shekullit  të  20-të  duke  lënë  pas  shkatërrim,  vuajtje  e  humbje.

\"Ishin  pikërisht  këto  ideale  që  mveshi  misioni  i USAID  në  Kosovë,  duke  i  shtrirë  dorën  e  ndihmës  së  popullit  amerikan  qytetarëve  të  Kosovës,  ndërmjet   të  cilëve  u  ndërtua  një  lidhje  e  fuqishme  e  përjetshme  miqësie\", ka theksuar ajo.

Sipas saj USAID  ndër  vite  ishte  dhe  vazhdon  të  jetë  një  mik  i  qytetarëve  të  Kosovës, partner  i  institucioneve  të  saj,  i  sektorit  privat  dhe  shoqërisë  civile,  i  udhëhequr  nga   synimi  për  të  ofruar  mbështetje  për  vendosjen  e  bazës  së  sigurt  të  një  shteti  që  ofron  dhe  garanton  zhvillim,  mirëqenie  e  siguri.

\"Bashkëpunimi   i   ngushtë  me  misionin  e  USAID-it   vazhdon   të   mbetet   i   rëndësishëm   për   fuqizimin   ekonomik   të   vendit,   për   hapjen   e    vendeve   të   reja  të  punës,   për   forcimin   e  sektorit   privat,  për  forcimin  e shtetit   të   së   drejtës   dhe   sundimin   e   rendit   dhe   ligjit,   për   fuqizimin   e   rolit   të   gruas   dhe   për  ndërtimin  e  një  shoqërie  gjithëpërfshirëse  ku  çdo  qytetari  i  ofrohen  mundësitë   për   jetë   dinjitoze\", ka theksuar ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)