26 Prill 2024

Thellohet bashkëpunimi mes demokristianëve të Kosovës dhe të Zvicrës

Bernë, 16 prill - Me ftesë të Kryetarit të CVP-se Christophe Darbellay, kryetari i PSHDK-se Dr. Ukë Berisha me një delegacion të PSHDK-se, mori pjesë në punimet e Kongresit të CVP-së që u mbajt ne Zug te Zvicrës.

Kryetari i PSHDK-së, u prit me nderime të veçanta dhe në mënyrë të përzemërt, ashtu siç është traditë në familjen e demokristianëve europian.

Ky ishte aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm për PSHDK-në, por edhe për Kosovën dhe u realizua në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po bën PSHDK-ja dhe mobilizimit të saj në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të forcave demokristiane në Europë, në të mirë të vlerave të përbashkëta demokristiane, të cilat qëndrojnë në themelet e Europës.

Është me rëndësi të theksohet se kryetari i CVP, Christophe Darbellay, në Kongresin e CVP-së, që në fillim të fjalimit të tij u drejtua me përshëndetje edhe në gjuhën shqipe:

\"Mirëdita e mirë se keni ardhur në mesin tonë, Dr. Berisha, Kryetar i PSHDK-së nga Kosova. Jeni çdoherë i mirëseardhur te familja jonë e madhe.\"

Përkundër agjendës së ngjeshur të nikoqirit, kryetari i PSHDK-së Dr. Ukë Berisha, u takua në mënyrë të veçantë me Zonjën Doris Leuthard, Ministre në Qeverinë e Zvicrës, z. Filipo Lombardi, shef i Grupit Parlamentar të CVP dhe Zonjën Beatrice Wertli, sekretare gjenerale e CVP, të cilët edhe e shoqëruan gjatë tërë kohës, me të cilët u bisedua për gjendjen në Kosovë, rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për PSHDK-në dhe përgatitjet e saj në prag të zgjedhjeve parlamentare. Bashkëbiseduesit zviceran, u zotuan se do të ndihmojnë PSHDK-në.

Pas përfundimit të Kuvendit, Z. Darbellay dhe Zonja Beatrice Wertli, shfaqën konsideratë dhe falënderim për bashkëpunimin e frytshëm në mes të PSHDK-së në Zvicër dhe seksioneve regjionale e kantonale të CVP, me theks të veçantë për punën e frytshme mes dy forumeve tona rinore.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Kryetari i PSHDK-së Dr. Ukë Berisha, i shoqëruar nga veprimtari Mark Baftiaj, duke përfunduar takimet me zyrtar zviceran, në fund u takua edhe me z. Simon Oberbeck, këshilltar në qeverinë zvicerane, për ta falënderuar për të gjitha angazhimet e tij të deritashme rreth PSHDK-së. Simoni konfirmoi se edhe këtë vit do ta vizitojë shkurtazi Kosovën dhe Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij në Zvicër, po ashtu kryetari i PSHDK-së Dr. Berisha, me bashkëpunëtorë vizitoi degët e PSHDK-së, ku u bisedua për nevojën e mobilizimit të elektoratit të PSHDK-së, gjatë procesit zgjedhor dhe në ditën e zgjedhjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)