29 Mars 2024

Kujtohet 15 vjetori i eksodit të qytetarëve të Kosovës

Kukës, 16 prill - Kosova dhe Shqipëria më një bashkëorganizim sot në qytetin e Kukësit do të kujtojnë 15 vjetorin e eksodit të qytetarëve të Kosovës të dëbuar me dhunë nga forcat serbe.

Kukësi ka nisur përgatitjet e kësaj ngjarje ku pritet të ketë një konferencë në kujtim të eksodit ku do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi dhe ministrat e jashtëm, të arsimit e të kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke evokuar luftën e Kosovës,por dhe duke kujtuar me dhimbje krimet që janë kryer ndaj popullatës shqiptare të Kosovës 15 vite më pare, ku u vranë me mijra njerëz të pafajshëm, disa të tjerë ende s’janë gjetur, ka qene pikerisht Kukesi qendra që priti shumicën e tyre.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka bërë të ditur se janë organizuar një mori aktivitetesh, për të gjitha grupmoshat.

“Ka një mori aktivitetesh. Do të filloi me një pritje në kufij që Kryeministri Rama do t’i bëjë Kryeministrit Thaçi, më pas do të ketë një vizitë në doganën e rikonstruktuar të Morinës. Të dy delegacionet do të bashkohen në Pallatin e Kulturës, ku do të transmetohet një dokumentar, i cili është një reflektim mbi atë që ndodhi me eksodin, me lajmin e dhimbshëm të tij, por dhe lajmit të mirë që Shqipëria prodhoi në ato muaj."

"Mbas konferencës ka një drekë zyrtare, pastaj ka një panair  nga artizanët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Për fëmijët do të jetë cirku dhe teatri i kukullave. Kemi përgatitur te kulla në Kukës disa takime publike të familjeve që kanë qëndruar te njëri-tjetri. Për ata që janë më të rinj do të kemi një koncert festiv në fund. Së pari unë besoj që kemi arsye për të festuar sepse Kosova dhe Shqipëria sot janë në një situatë totalisht ndryshe, sot ne kemi një partneritet strategjik."

"Në ato momente ne ishin ndoshta pjesë e asaj metafore, ‘ra ky mort edhe u pamë’, nuk njiheshim me kushërinjtë tanë, me të cilët kemi pasur edhe lidhje gjaku.  Unë mendoj që ajo shprehja shqiptare, “çdo e keqe e ka një të mirë”, ishte gjatë eksodit një e keqe shumë e madhe , por që prodhoj një të mirë, na lidhi më shumë me njëri-tjetrin, ka arsye edhe për t’u gëzuar. Kemi kaluar shumë momente të hidhëruara dhe atëherë kur jemi krenarë meritojmë të gëzohemi”, tha ministri Veliaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)