19 Prill 2024

USAID-i feston 15-vjetorin e misionit në Kosovë

Gjakovë, 16 prill - Sot, Drejtoresha e Misionit të USAID-it Maureeen A. Shauket dhe Zëvëndës Shefja e Misionit të Sh.B.A. Jennifer Bachus, i’u bashkangjiten Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, dhe Kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, në festimin e 15-vjetorit të Misionit të Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë.

“USAID ndër vite ishte dhe vazhdon të jetë një mik i qytetarëve të Kosovës, partner i institucioneve të saj, I sektorit privat dhe shoqëris civile, I udhëhequr nga synimi për të ofruar mbështetje për vendosjen e bazës së sigurtë të një shteti që ofron dhe garanton zhvillim, mirëqenie e siguri”, u tha Presidentja Jahjaga të pranishëmve që ishin mbledhur në parkun e qytetit të Gjakovës me rastin e ceremonisë së hapjes.

Pas fjalëve të hapjes, Presidentja, Drejtoresha e Misionit, Zvds. Shefja e Misionit, dhe Kryetarja vizituan kabinat nikoqirët e të cilave ishin përfituesit e programeve të ndryshme të USAID-it në regjionin e Gjakovës.  

Gjakova është e para nga shumë komuna që do të jenë nikoqire të festimeve njëditore, në nderim të 15 viteve të partneritetit të USAID-it me popullin e Kosovës për sjelljen e ndryshimeve positive.

Në përmbajtjen ditore u përfshi edhe një diskutim rreth tryezës së rumbullakët në Gjykatën Themelore të Gjakovës, mbi rëndësin e partneritetit në mes të sektorit të drejtësisë dhe atij të zbatimit të ligjit, në mbrojtjen e të drejtve të qytetarëve.      

“USAID-i do të vazhdojë t’ju përkrah juve dhe diskutimet si ky sot ashtu që të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, - zbatuesit e ligjit, gjykatat, dhe shoqëria civile - të forcojnë rolet e tyre kyqe nëse krijojnë një culture në Kosovë të bazuar në të drejtat e njeriut,” u tha Drejtoresha e Misionit Shauket pjesmarrësve të tryezës së rumbullakët, në mesin e të cilëve ishin edhe Presidenti i Gjykatës Themelore të Gjakovës Vaton Durguti, Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, Kryeprokurorja e Gjakovës Shpresa Bakija, Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjakovë Kristë Gjokaj, dhe përfaqësuesi i Odës Regjionale të Avokatëve Teki Bokshi.

“Është thelbësore që këto shtylla të janë të forta, por në të njëjtën kohë edhe mjaft fleksibile, në mënyrë që t’u përshtaten nevojave në ndryshim e sipër të shoqërisë, në veçanti pjestarëve më të cenueshëm të saj.”   

Gjatë pasditës, Drejtoresha e Misionit të USAID-it dhe Kryetarja Kusari-Lila vizituan një grup të të rinjëve nga komuniteti Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas të Gjakovës në Qendrën e Komunitetit Bërrkoc, e cila ka përfituar mbështetje nga USAID-i përmes Qendrës së Trajnimeve për Avokim dhe Resurse. Drejtoresha e Misionit dhe Kryebashkiakja gjithashtu morrën pjesë në përurimin e Njësisë për Prodhimin e Gjizës – donacion ky i USAID-it Shoqatës së Grave të Kooperativës së Qumështit në Korenicë.   

Agjencioni I Sh.B.A. për Zhvillim Ndërkombëtar është lider në përpjekjet e Qeverisësë së Sh.B.A. për të përfunduar varfërin dhe promovuar shoqëri demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)