29 Mars 2024

Kosova e Shqipëria me bashkëpunim për agjendën evropiane

Prishtinë, 15 prill - Ministrja e Integrimit Evropian, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade.

Ministrja Çitaku vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ministrja Çitaku tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në rrugën e saj evropiane, duke  krijuar një  shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit.

Ministrja Çitaku ka vlerësuar lartë  bashkëpunimin  me Shqipërinë , duke theksuar interesimin  e  Qeverisë së Republikës  së  Kosovës  që të hap rrugë  të reja bashkëpunimi me Republikën e  Shqipërisë si vend mik i Kosovës, në intensifikimin e përbashkët  të punës  drejtë Integrimit   në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë.

Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)