28 Mars 2024

AFK, shpërndanë grantet e para të financuara nga BE-ja

Prishtinë, 27 janar - Institucioni mikrofinanciar AFK ka shpërndarë 100 grantet e para të financuara nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit të Bankës Evropaine për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), KoSEP.

Gjatë muajit të ardhshëm, AFK do të shpërndajë grantet tjera të fituara gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar që do të arrijnë shumën mbi 7000 euro, deri në fund të projektit institucioni mund të shpërndajë mbi 150 mijë euro grante.  

Grantet ju kanë dhënë individëve dhe kompanive të cilat kanë investuar në përmirësimin e efiçiencës së energjisë, duke blerë pajisje efiçiente, duke zbatuar projekte të izolimeve termike , apo në veprime të tjera, të përfshira në projekt përmes kredive të lëshuara nga AFK.

Grantet janë fituar pasi klientët e AFK-së kanë marrë kredi nga instutucioni financiarë në kuadër të projektit KoSEP dhe kanë investuar në masa të efiçiencës së energjisë, në këtë mënyrë janë kualifikuar për grant të financuar nga Bashkimi Evropian.Grantet mbulojnë deri 20 % të kredisë.

“Jam shumë i lumtur që si institucion jemi duke marrë pjesë në një projekt që i mundëson secilit qytetarë të Kosovës të investojnë në Efiçiencë të Energjisë”, ka thënë Vahdet Anadolli, drejtor i AFK-së.

“Kredia për Kursim, siq e quajmë ne në, kuadër të projektit i mundëson qytetarëve të Kosovës që të nfinancojnë investimet në Efiçiencë të Energjisë, dhe të përfitojnë grante të cilat tejkalojnë shumën e kamatës për kreditë që janë më të shkurtëra se 30 muaj”, ka shtuar ai.

AFK është pjesë e projektit KoSEP dhe vazhdon të financojë projekte të Efiçiencës së Energjisë të përkrahura me grante nga Bashkimi Evropian.

Kreditë për kursim të AFK-së të përkrahura me grante nga BE-ja, financojnë edhe pajisje bujqësore dhe makineri të ndryshme si dhe izolime të ndryshme për shtëpi dhe hapsira të banimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)