28 Mars 2024

Dridhje e fort e tokes në Prishtinë

Prishtinë, 10 mars - Gjatë ditës se sotme në ora 2:40 minuta në mesditë ka ndodhur një dridhje e fortë e tokës në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë kanë dalur jasht banesave dhe jashtë shtëpive të tyre nga frika se mos do të ndodh serish një termet i tillë.

Po ashtu edhe në disa qytete tjera të Kosovës janë ndier dridhje të fuqishme të tokës. Deri më tash nuk raportohet për dëme dhe viktima.

Sipas Institutit Seizmologjik të Kosovës, tërmeti ka goditur vendin tonë në orën 14:38 minuta. Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës raportojnë se Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km. Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës.
Ende nuk është raportuar zyrtarisht për shkallën e dridhjeve dhe epiqendrën e këtij tërmeti.

Për disa minut, tërmeti ka paralizuar edhe shërbimet telefonik të operatorëve mobil që ka qenë e pamundur të kontaktosh me të afermit në ato momente.

Nuk mbahet mend se ka pasur ndonjëherë këso dridhje toke.  

Në Ballkan pritet një rritje e aktivitetit sizmik, sepse rajoni po hyn në periudhën brenda së cilës mund të ndodh ndonjë tërmet më i fuqishëm, kanë rënë dakort drejtorët e Enteve Sizmike të Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët nuk e përjashtuan as mundësinë që në Detin Adriatik të ndodhë një cunami.

"Në rrafshin global tani sa kohë po zgjat një aktivitet dukshëm i rritur sizmik, kështu që nëse epiqendrat sizmike nuk aktivizohen përreth Kilit, ato do të emigrojnë. Dhe, këtu nuk përjashtohet asnjë pjesë e botës", deklaroi drejtoresha e Entit Sizmik të Serbisë, Slavica Radovanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)