20 Prill 2024

Thirrje për menaxhimin e burimeve ujore

Dushanbe, 23 gusht - Konferenca Ndërkombëtare për Çështjen e Burimeve Ujore përfundoi të enjten në Taxhikistan, ku nëpërmjet një deklarate u bëri thirrje vendeve të botës të forcojnë bashkëpunim e dialogun për menaxhimin e burimeve ujore.

Në deklaratë thuhet që qeveritë e vendeve të ndryshme duhet të luajnë një rol kyç në administrimin e burimeve ujore dhe bashkëpunimi e bisedimet shumëpalëshe do të nxisin zhvillimet e mëtejshme në këtë fushë.

Sipas dokumentit, çështja e ujit duhet trajtuar me besim të ndërsjellë midis palëve të ndryshme.

Konferenca Ndërkombëtare për Çështjen e Burimeve Ujore u mbajt në Taxhikistan nga 20 deri më 22 gusht, me pjesëmarrjen e mbi 900 përfaqësuesve nga mbi 70 vende e rajone të botës, ku mes tyre dhe organizatat botërore si OKB-ja e O.B. e Shangait. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)