24 Prill 2024

Eksportet e tubave të çelikut promovim i suksesshëm për Kosovën

Prishtinë, 6 shtator - “Ky vlug i  prodhimit me kapacitete  të qind për qinda,ky përkushtim dhe profesionalizëm, ky kualitet i standardeve evropiane e më gjerë dhe një përkushtim i menexhmentit të kësaj fabrike dhe orientimi drejtë eksportit  janë garanca e suksesit të prodhimeve të fabrikes së prodhimit të tubave të çelikut nga Ferizaji  por në të njëjtën kohë janë garancë e suksesit të produkteve të tjera “ Made in Kosova”\", theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet  Gërxhaliu me rastin e vizitës në New Co IMK në Ferizaj ku u prit nga menexheri Arianit  Vllahiu me bashkëpunëtorë.

Kryetari i OEK-ut Gërxhaliu inkurajojë menexhmentin e kompanisë në fjalë që të vazhdojnë  me  këtë përkushtim sepse rruga e vetme që ndikon në aspekt gjeneral në avancimin e proceseve pozitive në Kosovë është zhvillimi ekonomik i  mbështetur gjithnjë  e më shumë nga prodhimi dhe i  orientuar në prodhim.

\"Kjo kompani është  poashtu një shembull pozitiv ku procesi i privatizimit ka dhënë efektet e veta pozitive dhe në këtë drejtim duhet të mësojmë nga përvojat dhe shembujt e mirë siq është ky dhe procesi i  privatizimit të mbështetet sa më shumë që është e mundur por në të  njëjten kohë  të ketë  përgjegjesi Institucionale në përmbushjen e kritereve të  procesit privatizues.\"

Në të njejtën kohë ai apeloi që  ndërmarrjet publike vendore, sektori privat dhe tek Institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare që në projekte të ndryshme të shfrytezojnë sa më tepër që është e mundur prodhimet vendore sepse në këtë mënyrë mund të kontrbojnë  pozotivishtë për ardhmerinë e Kosovës.

\"Vetë fakti që këto prodhime të kompanisë që e vizituam sot mund të jenë  atraktive për tregjet e rajonit dhe me gjerë dhe ti përmbushin të gjitha standardet e kërkuara pse të mos shfrytëzohen edhe në projekte të ndryshme në Kosovë”, theksoi Gërxhaliu.

Menexheri i  kompanisë Vllahiu falenderoi Gërxhaliu për vizitë dhe atë me një numër kaq të madh të biznesmenëve ku ishin afër 40 prej tyre qoftë nga Këshilli Drejtues i  OEK-ut por edhe nga Shoqatat aktive në OEK dhe kjo formë e vizitës është një inkurajim edhe për në edhe për stafin dhe me siguri e tëra kjo na obligonë për një përkushtim më të lartë qoftë  në  kualitet, standartizim, investime në edukim, zgjerim të kapaciteteve dhe mbi të gjitha është që me punën dhe angazhimin tonë të orientuar në kualitet eksportet tona të jenë vlerë e pranuar nga të tjeret për produktet “ Made in Kosova”.

\"Jemi duke u ballafaquar me sfida të shumeta por përkushtimi dhe vullneti janë garancë e suksesit të kompanisë sonë dhe vetë fakti që tek ne punohet në dy ndrrime dhe atë me kapacitete të plota e produktet tona janë të destinuara në tërsi vetëm për tregun e jashtëm është një fakt që flet vetë.\"

\"Poqese edhe kompanite vendore sipas mundesive do të shfrytezonin produktet tona ne implementimin e projekteve të tyre me siguri do të ndikohej edhe më shume edhe në zgjerimin e kapaciteteve të kompanisë por edhe në aspektin social ekonomik në vendin tonë\", theksoi Vllahiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)