20 Prill 2024

Tregu i telekomunikacionit në Kosovë shënoi rritje prej 7.65%

Prishtinë, 24 maj - Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka bërë te ditur se tregu i telekomunikacionit në Kosovë gjatë vitit 2011 shënoi një rritje prej 7.65% duke arritur vlerën totale prej mbi 239 milion euro.

Një normë e lartë rritjeje prej 9.94% sipas ART-së u shënua në tregun e telefonisë mobile duke përfaqësuar 83.19% të tregut të përgjithshëm të telekomunikacionit.

Tregu i dytë me radhë për nga të ardhurat është ai i telefonisë fikse, që përbën një vlerë totale të tregut prej mbi 20 milion € (ose një rritje prej 0.67%) me vetëm 8.37% të të ardhurave nga tregu i përgjithshëm i telekomunikacionit, ndërsa interneti dhe linjat me qira kanë shënuar një rënie prej 4.93% dhe 1.7%, respektivisht.

Rritja në të ardhurat nga shërbimet e telekomunikimeve, ka rezultuar gjithashtu me një rritje të investimeve në sektor.

\"Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga operatorët mobil, operatorët e rrjetit fiks, ofruesve të shërbimit të internetit dhe atyre të linjave me qira, investimet e përgjithshme në tregun e telekomunikimeve gjatë vitit 2011 arritën shifrën prej mbi 38 milion €, e që paraqet një rritje prej 24.33% krahasuar me vitin 2010.\"

Përveç kësaj, pasqyra e përgjithshme nga tregu i telekomunikimeve tregon se numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit po përjeton një rritje të theksuar.

Vetëm në fund të vitit 2011, numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit ishte 143,243 që paraqet një rritje substanciale prej 13.31% krahasuar me numrin e përdoruesve në fund të vitit 2010.

Gjithashtu, mesatarja e penetrimit të shërbimeve të internetit ka shënuar një rritje të konsiderueshme nga 6.33% sa ishte mesatarja e penetrimit në vitin 2010, në mesatare të penetrimit prej 7.92% (në fund te vitit 2011 penetrimit i internetit ka arritur vlerën 8.26% për banor ose 48.55% për nj€si rezidenciale /shtëpi), e që nënkupton një rritje prej 25,12% të normës së penetrimit.

Kreu i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Hoxha, pohon se viti 2012 në këndvështrimin rregullator do jetë vit që do shënon përmbylljen e ciklit të parë të analizave të të gjitha tregjeve të telekomunikimeve dhe fillimin e implementimit të masave rregullatore që synojnë krijimin e një tregu me një konkurrence plotësisht efektive të shërbimeve dhe produkteve dhe njëherazi liberalizim të mëtutjeshëm të tregut të telekomunikimeve me hyrjen në fuqi të Ligjit për Komunikime Elektronike, i cili mes tjerash si risi kryesore do ketë kalimin nga regjimi i licencimit individual në atë të autorizimit të përgjithshëm, gjegjësisht notifikimit, i cili do bëjë të mundur eliminimin e barrierave për hyrje në treg. 

ART si edhe deri më tani do të bëjë përpjekjet e duhura për të qenë në linjë me risitë dhe zhvillimet më të reja në fushën e telekomunikacionit në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, duke qenë i përkushtuar për të kuptuar nevojat e operatorëve dhe duke përcjellur e kontribuar në mënyrë aktive në transpozimin e legjislacionit sekondar rregullator në veçanti atij afat-shkurtër që ndërlidhet me konvergjencën e teknologjive digjitale të telekomunikacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)