27 Prill 2024

Raporti mbi ndotjen e tokës pjesë e luftës speciale kundër Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se Raporti mbi ndotjen e tokës në Kosovë  i punuar nga një institut është pjesë e luftës speciale kundër Kosovës.

Duke folur ne hapje të  debatit “Kontaminimi i tokave bujqësore të Kosovës”, kreu i OEK-ut tha se duhet pas parasysh moton politike se heshtja është krim.

“Ne si OEK ne partneritet me institucionet vendore dhe me sektorin privat dhe komunitetin e biznesit nuk dëshirojmë te heshtim para një  raporti i cili shume me tepër mund te analizohet si një lufte speciale karshi Kosovës, hapave pozitiv qe janë bere ne Kosove ne sektorin e prodhimit dhe e tera kjo e dëshmon se proceset pozitive te arritura ne Kosove ne përkrahje te ministrisë se bujqësisë dhe angazhimit permanent te ministrit Stavileci dikend jane duke e penguar”, tha kryetari i OEK-ut.

Ai vlerë sot se prania e ministrit  Stavileci dhe e gjithë pjesë marrësve  paraqet mbështetje morale si për OEK-un ashtu edhe sektorin privat ne aspektin moral, që  të  mos e ndiej veten se janë te lënë anash dhe të  kuptohet se  dezinformata te tilla nuk janë me te fuqishme se realiteti i cili do te argumentohet gjate këtij debati .

Ministri i Bujqësisë , Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci tha se duhet të  diskutohet me gjuhë n e fakteve dhe argumenteve mbi te vërteten apo te pavërtetën e raportit i cili ka bere buje ditëve te kaluara qe nga momenti qe eshtre plasuar.

“Më  besoni se mjafton ta lexoni vetëm një here dhe vetëm ti shihni rezultatet dhe konkludimet përfundimtare dhe te shihni qe  ato nuk përkojnë  njëra me tjetrën,  e lere me nëse këtë e shikojmë edhe me dioptrinë e ekspertit kur mund të  vërehen  shume mangësi qe besoj ne vijim do ti thonë te tjerët”. 

Ministri Stavileci theksoi se ishte planifikuar që  raporti në  MBPZHR të  prezantohet me 2. Shkurt dhe ishte paraparë që deri më  8 shkurt të  prezantohet publikisht, me qëllim që  paraprakisht të  diskutohen dilemat e jo që  raporti të  fshihet.

Gjithashtu ishte planifikuar që  të  mbahet edhe takimi i këshillit drejtues të  projekti i cili akoma nuk është  mbajtur për të  dhënë  dritë n jeshile për botimin e raportit.

Ministri Stavileci theksoi se prodhuesit vendor te cilët janë  eksportues kanë  certifikatat ndërkombëtare të  kualitetit , të  cilat nuk është  lehtë  të  fitohen. Produktet me këto certifikata ju nënshtrohen kontrolleve të rregullta të  kualitetit në  vendet e BE-së .

“Ju e dini se prodhuesit tonë  eksportojnë  në   Itali, Gjermani, Austri edhe ne vende te tjera. Me qëllim po i përmendi këto pasi që  duhet se sa të  rrepta i kanë  analizat dhe kërkesat për kualitet. Deri më  tash asnjë herë  nuk ka pas asnjë  fije dyshimi dhe dileme për produktet tona ushqimore qofshi ato me prejardhje bimore  apo shtazore”, tha ministri Stavileci.

Edhe Ilir Morina krye shef  i Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës , Gani Berisha nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Valdet Gjinovci, krye shef i Agjencisë  së  Ushqimit dhe Veterinarisë me argumente i hodhën poshtë  vlerësimet e raportit për kontaminimin e tokë s së  Kosovës.

Krye-shefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK), Dr. Sc. Ilir Morina tha se raporti qëllimkeq i publikuar, në mënyrën më të paskrupullt e ka dëmtuar imazhin e tokës së Kosovës, pas asnjë argumentim profesional.

Ai me këtë rasti i ka ftuar mjetet vendore të informimit që të mos lejojnë që të manipulohen nga hartuesit e këtyre lloj raporteve.

\"Kërkoj nga mediat vendore që t’i bëjnë lexim më të përkushtuar dhe më të detajuar këtij raporti manipulator, në mënyrë që të mos dëmtohet imazhi i prodhimit vendor dhe eksporti i këtyre prodhimeve të Kosovës\", tha Zotëri Ilir Morina.

Krye-shefi AMMK-së, ndërkohë, i ka akuzuar hartuesit e këtij raporti (të EULUP-it) se ata nuk kanë pasur asnjë synim tjetër pos që të kenë përfitime materiale, dhe kështu kanë tentuar për të manipuluar me të vërtetën e gjendjes së tokës së Kosovës, cilësinë e saj dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore vendore.

\"Raporti qëllimkeq është kërkesë e disa individëve manipulatorë për përfitime materiale. Ky raport ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj prodhimeve të Kosovës me miliona të tërë dhe ndërkohë edhe ekonomisë së vendit tonë\", tha zotëri Morina.

Ai në paraqitjen e tij ka sqaruar para prodhuesve të Kosovës dhe të pranishmëve të tjerë të shumtë, se raporti i publikuar në emër të EULUP-it, flet për vetëm 123 mostra të analizuara duke – të cilat paraqesin vetëm 6 (gjashtë) për qind të mostrave të marra nëpër Kosovë. Morina sqaroi se kjo qasje shumë e mangët është një ndër dëshmitë e shumta të tjera për mungesat e raportit dhe qëllimin e tij përfundimtar.

Ai tha se raporti si i këtillë dëmton qëllimshëm bujqit dhe prodhuesit e tjerë të Kosovës pa respektuar asnjë kriter profesional të standardeve vendore dhe evropiane për përpilimin e raporteve të këtilla.

\"Ai dëmton krejt punën e prodhuesve tanë bujqësor në mënyrë të paskrupullt dhe pa asnjë argumentim profesional\", tha Zotëri Morina.

Rezultatet e hulumtimeve dhe laboratorëve tona dhe të  kompanive të  cilat i importojnë  prodhimet tona tregojnë  se prodhimet tona janë  të  nivelit të  duhur të  sigurisë  dhe nuk mund të  bë het fjalë  për kontaminimin e tokës së  Kosovës, thanë  Ismet Bojku nga Devolli gruop dhe Halim Gjergjizi nga Kompania Pestova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)