28 Mars 2024

Craig i parë me mjekër në filmin e ardhshëm të James Bond

Hollywood, 23 tetor - Daniel Craig do të jetë agjenti i parë 007 me mjekër në filmin e ardhshëm të James Bond.

Aktori do të jetë i pari që do të mbajë mjekër në historinë e filmave të agjentit të famshëm.

Por, ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm. Filmi i radhës i agjentit 007 me titull ‘Skyfall’ do të ketë një buxhet shumë më të ulët se të mëparshmit.

Një burim tha për mediat britanike: “Kasti i aktorëve do të jetë i limituar. Skenat e aksionit më shumë kanë të bëjnë me shpërthime dhe jo përleshje mes personazheve apo shkëmbime zjarri.”

Filmimet që do të fillojnë muajin e ardhshëm do të realizohen më së shumti në Londër dhe Skoci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)