22 Tetor 2017

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë 3150 studentë

Prishtinë, 2 shtator - Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), do shpallë të hënën konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2011/2012.

Gjatë këtij viti QS do të pranojë 3150 studentë, për të cilët ofron strehimin dhe ushqimin si dhe aktivitetet tjera në hapësirat për lexim/studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Edhe këtë vit, përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe kategoritë tjera me gjendje të rëndë sociale, të cilët poashtu do të lirohen nga pagesa.

Ndërsa, duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e QS-së nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim.

Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë student i rregullt në UP, ndërsa kritere tjera tashmë të vendosura janë: nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj. 

Edhe gjatë këtij viti, çmimi do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, pra 70 euro (40 banimi dhe 30 ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e banorëve të rinj të Qendrës. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është bërë termoizolimi i jashtëm i konvikteve, gëleqerosja e brendshme, vendosja e paneleve solare për ujë të ngrohtë, riparimi i pajisjeve të ventilimit dhe nxemjes në Mensën e studentëve, si dhe meremetimet e tjera të nevojshme.

Qëllimi i vendosjes së paneleve solare është që të përmirësohet gjendja me ujë të ngrohë higjienik për studentë, prandaj presim që këtë vit të ketë përmirësime në këtë drejtim.

Tashmë, Qendra e Studentëve ofron shërbim të internetit me wi-fi në tërë hapësirën e qendrës.

Gjatë këtij viti, cilësia e shërbimeve në QS do të jetë edhe më kualitative se vitet e kaluara dhe vlerësojmë se dalngadalë po krijohen kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen shumë shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra e Votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 8:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e parë për media për hapjen e vendvotimeve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti voton në Prishtinë. (Vendvotimi në Fakultetin Juridik, ora 9:00)

- Kandidatja për Kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, znj.Valdete Idrizi do të shpreh të drejtën e votës në Mitrovicë. (Shkolla Fillore “Andon Z. Çajupi”, ora 9:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të votojë në Prishtinë. (Vendvotimi në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” , ora 9.30)

- Banorët e lagjes jashari nga prekazi dalin në mënyrë të organizuar për të votuar. (Nisja nga kompleksi memorial "Adem Jashari" në Prekaz, ora 10:00)

- NISMA për Kosovën thërret konferencë për medie në lidhje me zgjedhjet lokale që po mbahen sot në nivel vendi. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 10:00)

- Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, voton në Gjilan ku me pas edhe do të deklarohet për mediat. (Shkolla fillore “Abaz Ajeti”, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 10:00)

- Kandidati i NISMA’s për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 11:00)

- Kandidatit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli do të votojë në Hajvali. (Shkolla fillore "Shkendija", ora 10:00)

- Kandidatit i LDK-së pwr kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti do të votoj në në fshatin Poturovc të  Lipjanit. (Qendra e Votimit në Poturovc, ora 10:00)

- Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Celaj, do të votojë në Prishtinë. (Shkolla Fillore "Gjergj Fishta", ora 10:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delaëie viziton qendrën e thirrjeve të Demokracia në Veprim. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 11:30)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e dytë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 15:30)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e tretë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 20:00)