26 Prill 2024

Borxhi i jashtëm i Serbisë arrin afër 23 miliardë euro

Beograd, 18 maj - Borxhi i jashtëm i Serbisë në fund të shkurtit arrin 22,93 miliardë euro, që është për 63,8 milionë më pak në krahasim me muajin paraprak, tregojnë të dhënat më të reja zyrtare.

“Në krahasim me muajin shkurt të vitit 2010, borxhi i jashtëm është rritur për 306,1 milionë euro, bëhet e ditur në kumtesën e Odës Ekonomike të Serbisë.

Në strukturën e borxhit të jashtëm të Serbisë në obligimet afatgjate dhe afatmesme bëjnë pjesë 21,74 miliardë euro, ndërsa 1,19 miliardë bëjnë pjesë në obligime afatshkurtra.

Pjesa publike e borxhit arrin 9,02 miliardë euro, derisa në sektorin privat bëjnë pjesë 12,72 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)