26 Prill 2024

Efetki Nokia-s josh investitorët në Rumani

Bukuresht, 18 dhjetor - 2300 vetë humbën vendin e punës në Gjermani, kur Nokia e çoi prodhimin në Rumani. Fabrika e Nokias në Cluj shihet nga rumunët si motorr zhvillimi. Çfarë ka ndodhur me këtë zonë?

"Kapitalizmus karavanesh" ka qenë një sharje e preferuar e politikanëve dhe mediave kur flisnin për zhvendosjen e uzinës së prodhimit të Nokias nga Gjermania në Rumani. Në vitin 2008, Nokia vendosi të mbyllte uzinën e saj në Bohum. 2 300 vetë humbën vendin e punës.

Kurse në Rumani atmosfera ishte e gëzueshme, fabrika e Nokias në afërsi të Cluj-ës shihej si motorr zhvillimi. Kriza bëri që disa nga ëndërrat të mos bëheshin realitet. Por qyteti rumun Cluj bëri karrierë - falë investitorëve të huaj si Nokia dhe firmave të tjera që ndoqën shembullin e koncernit finlandez.

Sikur të kishte qenë në dorë të Jürgen Rüttgers-it, menaxherët finlandezë duhet të kishin ikur me vrap nga Rumania. Sepse ish kryeministri i Landit të Renanisë Veriore- Vestfalisë pati pretenduar në fushatën elektorale të 2009-ës se punëmarrësit rumunë në uzinën e re të Nokias, "do të hyjnë e të dalin si të duan, pa kuptuar se cfarë duhet të bëjnë".

Në atë kohë Nokia zhvendosi uzinën e saj prodhuese nga Gjermania në Rumani. Ajo që Rüttgers nuk dinte ishte se punëtorët nuk mund të vijnë vonë në turn, sepse merren me autobusin e uzinës nga shtëpia për në punë.

Fabrika është pak kilometra larg qytetin Cluj (Klausenburg), ku jetojnë shumë nga punëtorët. Të tjerët vijnë nga fshatrat përreth dhe bëjnë 100 km rrugë për të ardhur në vendin e punës. Kërkush nuk ka automjetin e et.

Kur fabrika u hap në vitin 2008, shumica e punëtorëve merrte 300 euro në muaj megjithë turnet e gjata, 12 orë punë për ditë në një kohë që cmimet e benzinës dhe të ushqimeve janë si në vendet perëndimore.

Që prej vitit 2008, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë thotë Grigore Pop. Ai është kryetar i sindikatës "Cartel Alfa" në zonën e Cluj-ës dhe lufton me suksespër të drejtat e punonjësve tek Nokia: "Ndryshe nga problemet që kemi patur në fillim, tani shkon çdo gjë mirë. Në fillim as që njiheshim si sindikatë nga drejtoria e Nokia-s, kurse sot merren parasysh të gjitha mendimet tona për problemet që kanë të bëjnë me punonjësit. Bashkëpunimi ynë është i mirë."

Për shembull, rrogat vitet e fundit janë rritur. Sot një punonjës i Nokias merr 400 euro në muaj. Shumë nuk është, por sipas të dhënave të Zyrës rumune të statistikave kjo shumë i përgjigjet mesatares në Rumani. Dhe i afrohet rrogës së mësuesve ose mjekëve në Rumani.

Edhe turnet 12 orëshe, do të kthehen vitin e ardhshëm në 8- orëshe, thotë kryetari i sindikatës  Grigore Pop. Përvec kësaj numri i të punësuarve është rritur: Sot punojnë tek Noka në afërsi të Cluj-ës 1200 punëtorë me kontrata të përhershme dhe 1 800 punëtorë sezonalë. Ata nuk u prekën nga kriza e pushimeve nga puna të shkaktuar nga kriza ekonomike.

Edhe koncepti i prodhimit të uzinës së Nokias në Rumani ka ndryshuar. Fillimisht aty do të prodhoheshin celularë të lira për tregjet evropiano-lindore, Azinë dhe Afrikën. Por gjithnjë e më shumë vende janë duke kërkuar celularë multimedialë. Prandaj koncerni finlandez filloi në Rumani me prodhimin e Smartphones.

Cluj është një vend i mirë prodhimi për teknologji komplekse, thekson kryetari i bashkisë së qytetit, Sorin Apostu. Si dëshmi për këtë ai kujton se Nokia ka pas hapur dhjetë vjet më parë në qytetin rumun një qendër për prodhimin e softëare-ve.

Por qyteti u bë i njohur në gjithë botën, kur Nokia mbylli uzinën në Bochum: "Ne duhet të pranojmë se fushata mediale në Gjermani për zhvendosjen e uzinës së Nokias nga zona e Ruhrit në Gjermani në Rumani ka bërë që historia të dëgjohej në gjithë Evropën. Fakti që Nokia erdhi në rajonin tonë, tregoi se ne ishim të hapur për investimet e huaja. Kjo ka sjellë më shumë besim të investitorëve për Cluj-ën", thotë kryetari i Bashkisë Sorin Apostu.

Përshembull firma e shërbimin financiar ING nga Hollanda hapi në Cluj filialin për Evropën Qëndore dhe  Juglindore. Pikërisht në një kohë kur investitorë të tjerë u larguan nga Rumania për shkak të krizës. Në Cluj janë vendosur që më parë koncerne multinacionale si Emerson, ose Office Depot. Por edhe Samsung dhe Daeëoo kanë hedhur sytë tek ky qytet rumun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)