19 Prill 2024

Samiti i G7-ës fillon sot në Sicili

Taormina, 26 maj - Samiti i G7-ës, grupi që bashkon udhëheqësit e vendeve më të industrializuara dhe përbëjnë 60 për qind të ekonomisë botërore, do të fillojë nesër në qytezën turistike Taormina në Ishullin e Sicilisë të Italisë.

Për herë të samiti është mbajtur në vitin 1975 në Francë dhe këtë vit organizohet për të 43-ën herë.

Agjenda kryesore e samitit dyditor do të jetë siguria dhe lufta kundër terrorizmit, për shkak kjo të një sulmi terrorist që tronditi të martën qytetin Mançester në Angli. Liderët pjesëmarrës në samit do të përpiqen të japin një mesazh të fuqishëm kundër terrorizmit.

Në samit do të diskutohen gjithashtu edhe efektet në tregtinë globale të vendimit të Anglisë për të dalë nga Bashkimi Evropian (Brexit) si dhe qëndrueshmëria ekonomike e mjedisore.

Provat e fundit me raketa balistike të Koresë së Veriut, zhvillimet në Lindjen e Mesme, kriza e refugjatëve, aktivitetet e Rusisë në Siri dhe Ukrainë janë disa nga kryefjalët e tjera të këtij samiti.

Samiti bie në sy edhe me emrat e pjesëmarrësve. Fakti që gjysma e liderëve midis pjesëmarrësve kryesorë janë të rinj e bën edhe më interesant Samitin e Taorminës.

Theresa May, e cila erdhi në postin e kryeministrit në Britani vitin e kaluar, kur vendi vendosi të largohet nga BE; Donald Trump, i cili u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara nëntorin e kaluar dhe Kryeministri i Italisë, vendi mikpritës, Paolo Gentiloni, i cili këtë detyrë e mori pas dorëheqjes së paraardhësit, Matteo Renzi për shkak të humbjes së një referendumi që u mbajt në dhjetor në Itali; Emmanuel Macron, presidenti i ri në detyrë dhe në moshë i Francës, janë emrat që do të marrin pjesë për herë të parë në samitin e grupit G7. 

Kurse kancelarja gjermane Angela Merkel është liderja me më shumë eksperiencë në samitet e G7-ës. E ardhur në pushtet në 2005-ën, Merkel ka marrë pjesë në të gjitha samitet që janë mbajtur që nga viti 2006 e këtej.

Dy vendet e tjera të G7-ës Japonia me Kanadanë do të zënë vendin e tyre edhe në këtë samit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)