28 Mars 2024

Ministri Demolli takon presidenten kroate, Kolinda Grabar - Kitaroviq

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci për të marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (ASDA 2017), i cili mbahet  në Split. 

Ministri Demolli gjatë qëndrimit atje, zhvilloi një takim edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Në takimin e përbashkët ministri Demolli dhe presidentja kroate, znj.Grabar –Kitaroviq, biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë.

 Ministri Demolli, në kuadër të vizitës  së tij, pritet të vazhdojë agjendën e takimeve me personalitete  të rëndësishëm të shtetit kroat  dhe shteteve tjera pjesëmarrëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)