20 Prill 2024

OKB e alarmuar për shtimin vdekjeve mes refugjatëve

Gjenevë, 26 tetor - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët po jep alarmin lidhur me numrin e refugjatëve që kanë humbur jetën këtë vit në përpjekje për të kaluar detin Mesdhe. Numri i të vdekurve është thuajse i barabartë me vitin e kaluar, kur tre herë më shumë njerëz ndërmorën udhëtimin vdekjeprurës.

Dy muaj para mbylljes së vitit, të paktën 3470 refugjatë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar detrat e trazuara. Një vit më parë u raportuan rreth 3771 të mbytur. Shtimi i vdekjeve vjen pavarësisht rënies thuajse trefish të njerëzve që ndërmarrin udhëtimin vdekjeprurës, nga 1 milion në vitin 2015 në 327 mijë këtë vit.

Zëdhënësi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, William Spindler, thotë se rritja dramatike e numrit të vdekjeve mund t’i atribuohet rrugëve më të rrezikshme të ndjekura nga refugjatët dhe mjeteve të këqia lundruese të përdorura nga trafikantët.

“Vitin e kaluar pati rreth një milion njerëz që kaluan Mesdheun, dhe numri i vdekjeve është thuajse i njëjtë këtë vit, kur tre herë më pak njerëz u përpoqën të kalonin. Mund të thuhet se norma e vdekjeve është trefishuar.”

Zoti Spindler tha se edhe taktikat e trafikantëve po ndryshojnë. Ata kanë ndryshuar rrugët e transportit çfarë e bën më të vështirë zbulimin e tyre, por edhe punën e ekipeve të shpëtimit.

Prandaj, tha zoti Spindler, shtetet duhet të zgjerojnë programet e tyre të azilit dhe të ofrojnë rrugëkalime më të mira që refugjatët të mbërrijnë në brigje të sigurtë, përfshi këtu edhe pranimet në rrugë humanitare dhe sponsorizimeve private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)