28 Mars 2024

Deputetët e Kuvendit të Kosovës takime në Bruksel

Bruksel, 30 shtator - Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, i shoqëruar nga deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë takuar në Bruksel raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Gjatë takimeve të ndara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet duhet të përmbushin obligimet e marra në luftën kundër dukurive negative, në mënyrë që vendi të ecë më shpejt në integrimet euro atlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)