27 Prill 2024

Arabia Saudite, akuza amerikane do të ketë pasoja të rënda

Riad, 30 shtator - Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në një deklaratë për shtyp të enjten paralajmëroi Departamentin Amerikan të Shtetit se miratimi i projektligjit që lejon lejon ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër Arabisë Saudite për sulmet e 11 shtatorit, do të jetë me pasoja të rënda për vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe SHBA-në.

Në deklaratë vihet në dukje se parimi i sovranitetit ka orientuar marrëdhëniet ndërshtetërore për qindra vjet me radhë, ndërsa me këtë akt autoritetet amerikane e kanë injoruar këtë parim.

Projektligji \"Drejtësia kundër sponsoreve të terrorizmit\", i hap rrugën familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit për të hedhur në gjyq çdo anëtar të qeverisë saudite, të dyshuar se mund të ketë luajtur rol në sulmet e vitit 2001.15 prej 19 rrëmbyesve të avionëve ishin shtetas sauditë, por autoritetet e Arabisë Saudite, një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, kanë mohuar çdo rol në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)