20 Prill 2024

Mustafa falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën


Nju Jork, 24 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John  Kerry.

Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për Kosovën si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Një takim të posaçëm, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me shefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Dana Hyde.

Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën përfshirja në programin e MCC-së, duke shprehur përkushtimin për përmbushjen e të gjitha kritereve.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli edhe për perspektivën që hap për Kosovën përkrahja e projekteve nga MCC-ja.

Ndërkaq, gjatë një takimi me përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve të diasporës, kryeministri Mustafa ka shprehur përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim me bizneset e diasporës, duke i njoftuar me mundësitë për tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e shumanshëm ekonomik.

Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)