19 Prill 2024

Turqia shënon 30 gushtin, Ditën e Fitores

Ankara, 30 gusht - Me rastin e 30 gushtit Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke në Mauzoleun e Ataturkut në Ankara u mbajt një ceremoni.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan në Mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe yllin dhe më pas qëndroi në pozicionin e nderit ku u intonua himni kombëtar. Më pas Erdoğan u nënshkrua në librin e veçantë të Mauzoleut dhe lexoi tekstin e shkruar: \"I dashur Ataturk, sot përkujtojmë me krenari dhe emocione të mëdha 94 vjetorin e Fitores së Madhe.

Pavarësisht varfërisë dhe vështirësive përpiqemi me të gjitha forcat që Republika jonë të jetë e pranishme përgjithmonë të cilën ju na e keni besuar me vullnet dhe besim, të cilat kanë çuar luftën tonë në fitoren e madhe. Ne vazhdojmë luftën për të ardhmen tonë në unitet dhe të bashkuar duke rrënuar bandat që dëshirojnë ta shkatërrojnë dhe gjithashtu të patrembur luftojmë kundër organizatave terroriste të cilat dëshirojnë të pengojnë vendin tonë në këtë udhë të shenjtë\", raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e cila nisi me ecjen në Rrugën e Luanëve morën pjesë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, kryetari i Parlamentit İsmail Kahraman, kryeministri Binali Yıldırım, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Zühtü Arslan, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Hulusi Akar, kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i Përgjithshëm i Partisë MHP Bahçeli, zëvendëskryeministrat Numan Kurtulmuş, Nurettin Canikli, Mehmet Şimşek, Tuğrul Türkeş, Veysi Kaynak, krerë të institucioneve gjyqësore të larta, anëtarë të kabinetit, ushtrakë e komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Gjatë viteve të kaluara në ceremoninë e mbajtura në Mauzoleun e Ataturkut kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë dhe ushtarakë, ndërsa këtë vit ndryshe nga vitet e tjera në pjesën e ceremonisë në praninë e delegacionit nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan morën pjesë edhe qytetarët, ku gjithashtu përkrah tyre kanë qenë të pranishëm veteranët dhe të afërmit e personave që humbën jetën në natën e tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)