19 Prill 2024

Vazhdon procesi për shkarkimin e presidentes së Brazilit

Rio de Zhanerio, 29 gusht - Në Brazil po vazhdon procesi për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff, e cila u pezullua nga detyra, nën akuzat për shkeljen e rregullave fiskale të buxhetit federal të administratës.

Në seancën ndaj presidentes 68-vjeçare u thirrën për të dëshmuar para senatorëve brazilianë ish-ministri i i financave Nelson Henrique Barbosa dhe profesori i juridikut në Universitetin Shtetëror të Rio de Janeiros, Ricardo Lodi. Të dy ata thanë gjatë dëshmisë se zonja Roussef nuk ka shkelur ligjin.

Të hënën zonja Rousseff pritet të flasë para senatorëve dhe më pas zyrtarët do t’i drejtojnë asaj pyetje.

Pas disa ditë diskutimesh, senatorët do të votojnë në se zonja Rousseff do të hiqet përgjithmonë nga detyra. Nga të 81 senatorët brazilianë, nevojiten votat e 54 prej në mënyrë që shkarkimi të jetë i përhershëm.

Presidenti i përkohshëm Michel Temer ka të drejtën të qëndrojë në post deri në përfundim të mandatit të zonjës Rousseff në vitin 2018.

Pala akuzuese e paraqiti rastin e zonjës Rousseff, duke thënë se ajo ishte fajtore dhe përgjegjëse për recesionin e rëndë që po kalon Brazili, që është ekonomia më e madhe e Amerikës Latine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)