29 Mars 2024

Interesat në Damask nuk mund të injorohen

Ankara, 27 gusht - Operacioni ushtarak turk në Sirinë Veriore do të vazhdojë, derisa luftëtarët e milicëve kurd kthehen në lindje nga lumi Eufrat, ka shpallur kryeministri turk Binali Jëlldërëm.

Në një intervistë për televizionin “Haber turk” Jëlldërëm ka nënvizuar se, interesat e regjimit në Damesk nuk mund të injorohen.

Nuk shikojmë të ardhme për regjimin e Bashar Asadit në zgjidhjen e krizës siriane, por në etapën fillestare, duam apo jo ai del një nga palët, ka vënë në dukje kryeministri turk i cituar nga korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll Nahide Deniz. Tanket ruse dhe teknika luftarake kanë kapërcyer kufirin me Sirinë dhe kanë filluar operacione nën titullin e koduar “Mburoja e Eufratit” kundra “Shtetit Islamik” dhe milicët kurd. Ajo është e përkrahur prej avionëve të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)