26 Prill 2024

Turqia arreston dhjetëra gazetarë

Ankara, 28 korrik - Autoritetet turke lëshuan urdhra arresti për dhjetra gazetarë të tjerë që dyshohen si të lidhur me klerikun mysliman Fethullah Gulen në Shtetet e Bashkuara. Kleriku pretendohet se ishte organizator i grushtit të dështuar të shtetit në fillim të korrikut.

Të paktën një gazetar u arrestua sot dhe u lëshuan urdhëra arresti për 47 ish punonjës të gazetës Zaman, më e madhja në Turqi. Në muajin mars, një gjykatë turke e vuri gazetën nën kontrollin e shtetit dhe pak pas kësaj policia bastisi zyrat e saj.

Gazeta kishte lidhje të ngushta me lëvizjen fetare të klerikut Gulen. Që kur u vu nën kontrollin e shtetit, gazeta mban një qëndrim të fuqishëm pro-qeverisë në raportimet e saj.

Në fillim të javës, qeveria lëshoi urdhëra arresti për 42 gazetarë të tjerë, 16 prej të cilëve janë arrestuar.

Goditja ndaj gazetarëve është pjesë e një spastrimi të gjerë të zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqësve akademikë pas përpjekjes së grushtit të shtetit që la gati 300 të vdekur.

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International llogarit se deri tani janë arrestuar më shumë se 10 mijë njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)