19 Prill 2024

Mustafa ngushëlloi Merkelin pas sulmeve vdekjeprurëse në Munich

Munich, 23 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munich.
 
“Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munich. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
 
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)