27 Prill 2024

Hoxhaj takoi përfaqësuesit e Sudanit, Ruandës dhe Bhutanit


New York, 1 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në New York ka vazhduar me fushatën e lobimit.


Ai ka takuar ndaras përfaqësuesit e Sudanit, Omer Dahab Fadl Mohammed, të Ruandës, Eugene-Richard Gasana si dhe të Bhutanit, Lhatu Wangchuk, të cilëve ua ka ripërsëritur kërkesat për njohje të pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, ministri Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësuesin e Kosta Rikës, Juan Carlos Mendoza Garcia dhe të Egjiptit, Amr Abdellatif Aboulatta.

“Kemi një dinamikë të shtuar sa i përket lobimit për njohje. Është me rëndësi jetike të arrijmë numrin prej 2/3 të njohjeve nga vendet anëtare të OKB-së. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur”, ka thënë Hoxhaj pas takimeve.

Ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në ceremoninë e misionit amerikan në OKB, të organizuar për nderë të 4 korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Ai ka takuar ambasadoren Samantha Power, ndërsa një takim tjetër e ka zhvilluar edhe me përfaqësuesin e misionit amerikan në OKB, ambasadorin David Pressman.

Një ditë më herët, ministri Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe të atyre njohëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)